Diplomati holandez alarmon: Kujdes me idetë e ndarjes

Kryediplomati holandaz, Stef Blok ka thënë se duhet të kihet kujdes me idetë e ndarjes së njerëzve në vija etnike.


Në një intervistë për gazetën serbe “Danas” i pyetur  rreth qëndrimit të vendit të tij ndaj idesë për shkëmbimet territoriale dhe demarkacionit Kosovë-Serbi ai ka shtuar se çdo zgjidhje që ka të bëjë me territoret duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Në fund Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Është thënë shumë për shkëmbimin e territoreve. Unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me idetë e ndarjes së njerëzve përgjatë vijave etnike, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktet që kanë ndodhur në rajon në të kaluarën”.

“Pra, nuk duhet befasuar se Holanda beson se çdo zgjidhje në lidhje me territoret duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kjo nënkupton që pikëpamjet e qytetarëve të prekur drejtpërdrejt nga marrëveshja duhet të merren parasysh”.

Duke folur për dialogun Prishtinë-Beograd, Blok thotë se zgjidhja është në interes të të dyja vendeve.

“Prandaj, unë e mbështes plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE që duhet të çojë në këtë qëllim dhe i cili tashmë ka çuar në marrëveshje të rëndësishme”.

“Është thelbësore që ky proces të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen nga lëvizjet që dëmtojnë besimin e ndërsjellë. Është e vërtetë që SHBA-ka  ka rritur angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe besoj se plotëson përpjekjet e BE-së”.

” Jam gjithashtu i bindur që Përfaqësuesi i ri i Lartë i BE-së do t`i japë  përparësi dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Sigurisht, i takon Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje reciprokisht të pranueshme”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme