Zyrtari policor arrestohet për kontrabandë me mallra

Në orët e mbrëmjes së djeshme, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kishin pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një rast kontrabandë me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Dy të dyshuar, prej të cilëve njëri zyrtar policor, janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandë me mallra.

Dyshimet fillestare janë se të njëjtit me një automjet-furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës kanë kontrabanduar mallra.

Pas kontrolleve në furgon janë gjetur gjësende për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme