Ka vdekur në moshën 56 vjeçare polici i Kosovës Ahmet Brahimi.
Polici Ahmet Brahimi ka vdekur sot në moshën 56 vjeçare.
Brahimi ka punuar në Policinë e Kosovës që nga viti 2002, kur ky institucion atëherë quhej Shërbimi Policor i Kosovës.
Ahmet Brahimi ishte polic hetues në Drejtorinë për Hetim të Krimit të Organizuar, në sektorin e Auto Krimeve. Varrimi i Brahimit bëhet nesër.