Fletëarresit ndërkombëtar, Zvonko Veselinoviq, kërkohet për rastin e vrasjes së Enver Zymberit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që të arrestohet serbo Avonko Veselinoviq. Ky i fundit po dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e vrasjes së policit, Enver Zymberi.  E kërkesa e Prokurorisë është aprovuar nga Gjykata. Kjo e fundit ka lëshuar urdhër arrest për këtë person.

Këtë e konfirmoi për Express, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Në përgjigjen e pranuar nga Gjykata e Prishtinës është bërë e ditur se përkitazi me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata ka lëshuar urdhër arrest, letër rreshtim vendorë dhe letër rreshtim ndërkombëtar, bazuar në dyshimin e arsyeshëm se Zvonko Veselinoviq ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal.

E sipas prokurorisë, Veselinoviq po dyshohet se pati gisht në ngjarjen e 25 korrikut të vitit 2011, ku mbeti i vrarë pjesëtari i njësitit special të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Zymberi është vrarë në vitin 2011 në një operacion të njësive speciale të Policisë për të marrë nën kontroll pikat kufitare në veri të vendit.

Me 25 korrik 2011 persona të panjohur kishin qëlluar në drejtim të policëve kosovarë që kishin marrë urdhër për të kthyer nën kontroll pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak, duke qëlluar për vdekje Enver Zymberin. Enver Zymberi vdiq nga plagët e marra më 26 korrik 2011.

Një ditë më vonë, më 27 korrik, presidentja Jahjaga dekoroi policin e vrarë në detyrë me Urdhrin “Hero i Kosovës”..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme