Avni Arifi, këshilltari i liderit të Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinajt, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, gënjeshtar dhe kokëbosh, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Vitin e kaluar ky Kryeministri Rrenc që ka Kosova ka pas premtuar se s’do të shkojë në Bruksel pa u dhanë qytetarëve të tij vizat. U pa kush ishte kokëbosh. Kryeministër shkove ti si kokëbosh në Bruksel dhe si ‘bela Lala’”, ka shkruar Arifi.
Pjesëtari i AAK-së këto komente i ka bërë pas një postimi të vet kryeministrit Mustafa, i cili shkroi se “kokëboshëve e banditëve mund t’iu pengojë progresi i Kosovës”.
Madje Mustafa shkroi edhe se “vendi ka filluar të frymojë lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim”.
Arifi ka komentuar edhe për këtë pjesë të statusit të Mustafës, njofton Klan Kosova.
“Isë e ke nisë me rrena. Kur po flet për haraç e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se asgjë tjetër s’të ka mbetur. Kryeministër Rrenc. Për punësim e ekonomi atë që ta thamë ne shumë ma ashpër ta tha Komisioni Europian tri javë më parë, por atyre ju palove”.