Policia e Kosovës ka realizuar sot dy bastisje në Skenderaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy arnë, një pushkë automatike dhe një pistoletë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se janë arrestuar dy persona, të cilët pas intervistimin janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.
“Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë një pushkë automatike dhe një pistoletë”, ka thënë Zahiti.