Pronari i një hoteli në Podujevë vazhdoi t’u shërbejë klientëve, policia e arreston

Një pronar i një hoteli në Podujevë ka vazhduar edhe dje t’u shërbejë klientëve pavarësisht thirrjeve që në këtë qytet të mbyllen bizneset, për shkak të rasteve të para me koronavirus.

Policia e Kosovës, e ka arrestuar të dyshuarit të cilin pas intervistimit e ka liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një hoteli, pasi që i njëjti u ka shërbyer klientëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme