Edhe pse në situatë pandemie, ku në Kosovë janë mbyllur të gjitha baret, restaurantet dhe lokalet, disa kosovarë nuk po i respektojnë rregullat e vendosura nga institucionet e vendit.
Së fundmi është raportuar se një pronar i një lokali në Pejë nuk ka vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe u ka shërbyer klientëve.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme, ku Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj tij, duke e arrestuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 16.03.2020, 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali,pasi që i njëjti u ka shërbyer klientëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.