Serbët nisin epidemiologë në Mitovicën e Veriut: 4 të infektuar me koronavirus atje

Një person tjëtër i komunitetit serb është infektuar me Covid-19 së fundmi në veri të Mitrovicës, duke shënuar kështu rastin e katërt pozitivë të këtij komuniteti në Kosovë.


Rasti është bërë i ditur nga mediet serbe, të cilat raportojnë se i infektuari është një nga punonjësit e burgut të Mitrovicës së veriut.

Siç raporton ‘KoSSev’, pas konfirmimit të këtij rasti, kryetari i Autoritetit të Përkohshëm Komunal, Aleksandar Spiric, ka paralajmëruar ardhjen e një ekipi të epidemiologëve nga Serbia në veri të Mitrovicës.

Në një konferencë për media, Spiric ka konfirmuar se ky anëtar i stafit të njësisë së paraburgimit, i cili u prek nga virusi korona do të transportohej në Qendrën Klinike të Nishit.

Ai tutje tha se një ekip i epidemiologëve nga Serbia do të arrijnë në veri të Mitrovicës gjatë ditës, me arritjen e të cilëve do të vendoset një plan se si të organizohet pranimi dhe trajtimi i të infektuarve me këtë virus.

Duke mos përmendur masat preventive të vëna në fuqi nga Qeveria e Kosovës, Spiric u bën thirrje qytetarëve të kësaj zone që të veprojnë me përgjegjësi në këtë situatë dhe të respektojnë masat e marra nga Stafi i Krizave.

“Ne kërkojmë nga të gjithë të respektojnë masat e marra nga Stafi i Krizave për t’ju mbrojtur. Le të jemi sa më të përgjegjshëm që të jetë e mundur dhe të mos largohemi nga shtëpia pa nevojë. Qëndrimi në shtëpi është parandalimi i vetëm për të ruajtur shëndetin dhe qytetin tonë “, ka thënë ai.

Ndërkaq, deri më tani në gjithë territorin e Kosovës janë regjistruar 108 raste pozitive me Covid-19, ku së fundmi u njoftua për dy raste të reja, një nga Gjakova i cili kishte pasur kontakt me një rast pozitiv paraprak, dhe një tjetër nga Prizreni i cili ishte infektuar jashtë vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme