Është pritur që makina super sportive e Mercedes është e shpejtë në stazën e famshme të Formula 1, por pak besonin se do të jetë kaq e shpejtë.
Sport Auto publikoi një regjistrim të vozitjes me një Mercedes AMG GT R në Nurburgring të Gjermanisë, ku ky model regjistroi një rezultat të jashtëzakonshëm: 7 minuta e 10.92 sekonda, e cila është një kohë e mrekullueshme për një makinë që ngasjen e ka me rrotat e pasme.
Shikoni videon:
Mercedes AMG GT R merr fuqi nga motori bi-turbo 4.0 litërsh V8 me 577 kuaj fuqi dhe 700 Nm. Makina peshon 1,554 kg, e cila është 90 kg më pak se versioni AMG GT S. Prodhuesi gjerman, vetëm për këtë model, ka përmirësuar ndërruesin automatik me shtatë shpejtësi, ashtu që ndryshimi i marsheve të jetë më efikas dhe më i shpejtë, prandaj Mercedes AMG GT R nga 0 në 100 km/h arrin për 3.6 s, ndërsa shpejtësia maksimale është 318 km/h.
Me rezultatin prej 7: 10.92 në Ring, ‘sportisti’ i Mercedes la pas modele të tilla si, për shembull, Dodge Viper ACR (7: 12.13), Ferrari 488 GTB (7: 21,63) dhe Lexus LFA Nurburgring Pack (7: 14.64 )./Express/