Vjosa dhe Albini – një mundësi e re për Kosovën!

Nga Xhevdet Pozhari

Kur po thonë se “LDK i ka dhënë shumë Vjosës”, përveç Ibrahim Rugovës s’po më kujtohet figurë tjetër që i ka dhënë diçka kësaj partie, pos që i ka marrë!

Që nga vdekja e Rugovës, LDK kurrë nuk ka dalë parti e parë. Me Vjosën kandidate, ajo ishte më afër fitores sesa asnjëherë më parë. Ata që thonë se emri i përveçëm nuk ka rëndësi në LDK, duhet pyetur – çfarë ishte Rugova?! Pse në atë kohë fitoheshin zgjedhjet, ndërsa me Isa Mustafën në krye u shënuan humbje më cikle të njëpasnjëshme zgjedhore… deri në bastionin e tyre, Podujevë.

LDK mbi të gjitha humbi sepse u kap nga të kontrolluarit e Thaçit, siç janë Agim Veliu e ‘klani’i tij. Të tillët nuk e durojnë Vjosën ngaqë ajo ishte kundërshtarja më e rreptë e politikave të Thaçit, gjë që kulmoi me revoltimin e saj kur Isa Mustafa e bëri president. Të tjerat janë rrëfim për fëmijë, janë veç klithma të atyre që nëpër studio televizive bërtisnin “SHIK-u, SHIK-u”, e nën tavolinë bënin pazare me poste dhe biznese të përbashkëta. Si garanci e kishin “heshtjen”! Sepse me heshtje, e mbrojnë vetveten.

Andaj, jo rastësisht Vjosa u shndërrua në tabelë qitjeje për të gjithë. Ngaqë ajo, në mos tjetër, është poaq këmbëngulëse sa Albini në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E, për ta shkapur shtetin nga “rashitqalajt”, “aleksanderlumnezat” dhe shumë të tjerë të këtij lloji, nuk ka rëndësi të jesh i majtë apo i djathë. Mjafton të jesh njeri që e duan këtë vend. Jo veç për vetveten, por edhe për brezat që do të vijnë. Breza që rriten në Kosovë me ëndrrën për të ikur nga këtu.

Pra, Vjosa e Albini janë simboli i një mundësie të re për Kosovën. Ata janë përbetuar për ta çliruar vendin nga zhvatësit dhe për ta luftuar kapitalizmin e egër që prodhoi oligarkë që sot e kontrollojnë pushtetin.

 

Po pra, ata kanë për qëllim që pushtetin t’ia kthejnë popullit. Dhe, nëse ia dalin dhe e realizojnë këtë premtim të tyre, ata do ia kthejnë rinisë shqiptare shpresën. Edhe atë jo vetëm asaj në Kosovë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme