Naim Frashëri ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar, shkruan Gazeta Metro.
Frashëri është shkrimtar më përfaqësues i misticizmit islam në gjuhën shqipe përkatësisht me veprën “Fletore e Bektashinjet” dhe “Qerbelaja”, si veprat e para të bektashizmit shqiptar.
2. Shteti iranian në shenjë nderimi për kontributin e tij në gjuhën perse i kushtoi një emetim special pullash postare me imazhin e poetit Frashëri.
3. Naim Frashëri ndërroi jetë në Stamboll dhe për të nderuar veprimtarinë e tij, eshtrat u sollën nga Stambolli në atdhe, në vitin 1937. Italianët i ndërtuan një varr monumental e për rrjedhojë i riorganizuan një ceremoni tjetër në 1940 në Tiranë, që dëshmohet nga këto foto të arkivit italian “Luce”.
4. Ai fliste greqisht, frëngjisht, italisht ndërsa jashtë shkollës mësoi arabisht e persisht.
5. Naimi, më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e “Gramatikës” së K. Kristoforidhit.