Maqedoni: “Ministria e kulturës edhe njëherë shkel mbi kulturën shqiptare”

“ Ministria e kulturës edhe njëherë shkel mbi kulturën shqiptare, gjegjësisht eliminon te gjithë artistët e pavarur shqiptar te cilët konkurruan në konkursin vjetor për të fituar të drejtën e mbulimit të harxhimeve mujore për sigurim shëndetësor dhe stazhit.

Reagimi nga ana e artistëve në redaksinë tonë vjen menjëherë pas pranimit te vendimeve. Për të qenë më të qartë konkursi për artistë të pavarur ishte shpallur ne fillim te muajit dhjetor dhe skadonte në fund po të njëjtit muaj të vitit 2020, që nënkupton rezultatet nga ky konkurs u desh të shpallen më 15 janar të vitit 2021 në përputhshmëri me ligjin për kulturë i cili e parasheh këtë afat kohorë. Më vonese prej afro 5 muaj artistëve u janë dërguar vendimet negative pa i shpallur ato ne ueb sajtin oficial te Ministrisë edhe pse artistët shqiptar konkurruan në mënyre të rregullt dhe pa ndonjë mangësi.

Për te qenë edhe korrekt, artistët thonë se në periudhën deri sa po i prisnim rezultatet ne kemi dërguar letër të hapur deri te kabineti i Ministres për marrjen e informacioneve dhe kemi parashtruar problematikën e stërgjatës së kësaj procedure në lidhje me pagesat që na i kërkon Drejtoria e të ardhurave publike. Tjetër moment i rëndësishëm është të përmendet se në komisionin për vlerësime të artistëve nuk ka pas asnjë shqiptar me të cilën ka përjashtuar mundësinë për vlerësim real, me çka artistet shqiptarë ndjehen te nëpërkëmbur nga ky institucion ku na mohohet e drejta elementare që na takon.

Kërkojmë nga Ministrja znj. Irena Stefovska që edhe njëherë ta rishqyrtojë me përgjegjësi morale këtë vendim, dhe një kohësisht të formon komision të ri ku në përbërje të këtë edhe artist shqiptar me çka do kemi vlerësim objektiv dhe të drejtë, shprehen artistët”, – shkruan Pleorat Gashi në emër edhe të artistëve tjerë të diskriminuar nga Ministria e Kulturës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme