Hoxha: Ministria ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për rastin”Dehari”

Dhurata Hoxha tha se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e këtij rasti. Madje, tha se ka iniciuar që të hetohen edhe ekspertët e fundit që doli me kualifikim se ka qenë vrasje, raporton Gazeta Monitor.

“Të gjitha ekspertizat e institucioneve përgjegjëse kanë vënë në pah se i ndjeri Dehari ka bërë vetëvrasje. Ndërsa, së fundi kemi pretendime nga VV përmes ekspertëve të tyre të kualifikohet si vrasje”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka deklaruar se është rezervuar më parë nga të gjitha deklaratat pasi që është dashur që organet kompetente ta kryejnë punën e tyre e kjo siç tha ajo edhe ka ndodhur.

Ajo shprehi shqetësimin e saj se  ky rast po tenton të shfrytëzohet për qëllime politike

“Jam e shqetësuar për tendencat për ta shfrytëzuar  rastin. Ju bëjë thirrje qe të mbahen nga paragjykimet ndaj institucioneve të drejtësisë dhe konsideroj qe të iu besojmë institucioneve tona është më e pakta që mund të bëjmë. Veprimet tona dhe deklarimet tona dhe veçmas personave me përgjegjësi publike të mos bëjnë deklarime për përfitime politike”, ka thënë Hoxha./Gazeta Monitor/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme