Kombet e Bashkuara e njohin Enver Hoxhajn si Ministër të Jashtëm të Kosovës

Kombet e Bashkuara e kanë njohur Enver Hoxhajn si Ministër të Jashtëm të Kosovës.

Kjo bëhet e ditur përmes një letre që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ku specifikisht i dërgohet “Enver Hoxhaj – Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës”, pas një urimi që ky i fundit i ka bërë atij me rastin e zgjedhjes së Guterres në postin e Sekretarit të OKB-së.

“Të jesh në gjendje të kthehesh dhe të shërbesh edhe njëherë për Kombet e Bashkaura është një privilegj i jashtëzakonshëm, po aq sa edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Sot, sfidat globale janë shumë komplekse dhe kërkojnë një qasje shumë njerëzore – një çështje që Sekretari i Përgjitshëm do të punojë bashkë me partnerët e tij për të gjetur zgjidhje të duhura që i shërbejnë të gjithë të përfshirëve. Shpresoj se do të punoj bashkë me të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur dhe përmirësuar principet e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në letrën që Guterres i ka dërguar Ministrit Hoxhaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme