Osmani: Situata e krijuar në Deçan duhet të trajtohet me urgjencë, po presim rezultatin e analizave

Me këtë rast, Osmani ka deklaruar se tashmë janë duke u kryer të gjitha analizat e nevojshme, në mënyrë që të dihet qartazi se nga ka ardhur ky helmim.

“Edhe për ata që nuk janë furnizuar nga ai burim i ujit por nga burime të tjera përpos analizave kimike të ujit që kanë përfunduar tani po presim edhe analizat biologjike të cilat pritet që brenda disa orëve të përfundojnë pasi ka disa ekipe të institutit që po punojnë në këtë drejtim, por pres që institucionet të drejtësisë dhe të hetuesisë në veçanti të trajtojnë rastin me urgjencë”, deklaroi Osmani, shkruan lajmi.net.

Tutje presidentja Osmani tha se jo vetëm që është shpallur Gjendje Emergjente nga Komuna e Deçanit, por sepse kjo situatë ka të bëjë me shëndetin publik të qytetarëve dhe si e tillë duhet që domosdoshmërisë të trajtohet me urgjencë dhe sa më parë të dihet shkaku i krijimit të kësaj situate.

“Si institucione ofruam gjithë mbështetjen tonë, komunës për çfarëdo nevoje që ka për të mbështetur komunën dhe në veçanti QKMF-në për tu përballur me këtë situatë.Në ndërkohë shpresojmë që të gjithë qytetarët e prekur me helmim të kalojnë këtë situatë.
Ne do të bashkëpunojmë me institucionet lokale në çdo moment derisa të tejkalohet kjo situatë në plotni”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme