“Çmenden” serbët/ Ja çfarë shkruajnë për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës nga Turqia

Gazeta serbe “Kurir” ka shkruar se shteti i Kosovës ka nënshkruar kontratën për blerjen e 14 mjeteve ushtarake të blinduara, ndërsa në fillim të gushtit nga ShBA do duhej të pranonin donacion tjetër ushtarak, transmeton “Bota sot”.

Lajmi u konfirmuar nga FSK shkruan “Radio Evropa e Lirë”, ku potencohet se disa nga këto mjete të blinduara posedojnë edhe armatimin përkatës.

“Të gjitha këto mjete të blinduara janë shumë-funksionale, pritet që disa nga ato të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit që vjen”, thonë në FSK.

Kjo nuk është hera e parë që Turqia dhe shtetet tjera armatosin dhe bëjnë donacione për Kosovën.

Më përpara 14 automjete të tipin “Vuran” dhe “Kirpi” Kosovës i janë dhuruar nga ShBA, sikurse edhe autoblindat “Kobra” pas të cilave ka vazhduar pajisja me drona në vlerën 4.5 milionë dollarë.

Mësohet se në fillim të gushtit FSK do të marr edhe 50 mjete të blinduara të tipit “Hamvi” si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Analisti ushtarak Aleksandar Radiç për “Kurir” shprehet se është me rëndësi porosia që dërgohet përmes këtij armatimi dhe ajo është se Turqia dëshiron që të jetë e pranishme ushtarakisht në Ballkan.

“Këtë pranim e përmbush me bashkëpunimin me Prishtinën dhe Sarajevën. Në parim këto janë autoblinda të lehta, që kanë edhe përdorim policor. Natyrisht këtë mund ta shohim si kërcënim të politikanëve ekstrem. Forcat e Kosovës duan të konsolidohen por nuk kanë kushte dhe as mbështetjen për pajisje të komplikuara ushtarake”, thotë Radiç.

Qeveria e Kosovës ka përcaktuar që buxheti për Forcat e Sigurisë së Kosovës nga 67 milionë të rritet në 100 milionë, ndërsa obligohet që në vitin tjetër ky buxhet të rritet edhe më shumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme