Pas takimit të përbashkët me Ali Ahmetin, arrin edhë një dëshmi tjetër për lojërat hipokrite politike të kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Selës.
Ai ndonëse gjatë tërë fushatës zgjedhore bëri me gisht drejt liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, me ç‘rast edhe arriti të grumbullon mbi 30 mijë votues, për një çast harroi misionin reformues të PDSH-së, dhe heqjen me çdo kusht nga skena politike Ali Ahmetin dhe BDI-në, kështu duke u iu përgjigjur ftesës së Ahmetit për bashkëpunim, gjegjësisht për të qenë pjesë koalicionit për formimin e qeverisë së re.
Për tu habitur është edhe fakti se Ziadin Sela nuk ndaloi së shfrytëzuari retorikën arrogante dhe kritike ndaj Lëvizjes BESA, madje duke i quajtur ato me një fjalor identik si BDI-ja, Gjonturqit, dhe radikalistë islamik.
E tani pas 50 vitesh për herë të parë që po rinovohet shkolla fillore “Braqa Milladinovci” në Strugë me fondet e komunës turke, “Bujukqekmegje”, Ziadin Sela si kryetar i komunës së Strugës, nuk ka nguruar që të falënderojë turqit për mbështetjen e dhënë, dhe si shenjë mirënjohjeje ky objekt tani e tutje do të mban emrin “Mustafa Kemal Ataturk”.
Ndryshe sipas projekti në fjalë parashihet të ndërtohen 13 klasa, 5 zyre pune, dhe një sallë për takime, ku do të përfshihen rreth 1 mijë e 300 metra katrorë./ Almakos.