Pronari i Hotel “Sasha”: I thash Edita Tahirit të ikte shpejt se mund të ketë probleme

Dje pasi ka qëndruar në Mitrovicën e Veriut Edita Tahiri, ka bërë hapjen e një objekti të Qeverisë së Kosovës, sipas saj, në atë zonë dhe më pas ka shkuar edhe te Hotel “Sasha”, që më pas ka qenë cak i një bombe për këtë arsye.

Pronari i këtij hoteli, Sasha Dedoviq ka thënë se Edita Tahiri kishte shkuar me një makinë të vjetër për të parë dhomat ku do të vendosen punëtorët serbë, transmeton Koha.net.

“Erdhi me një makinë të vjetër, e shoqëruar nga një burrë dhe tha se u ndal vetëm për të parë dhomat ku do të vendosen punëtorët serbë… E kam lutur që të shkojë që mos të kemi probleme dhe ajo ka shkuar shpejt, por në hotel është fotografuar dhe ka treguar se aty do hapet zyra e Qeverisë së Kosovës”, citohet të ketë thënë Dedoviq në “Blic”.

Dedoviq ka shtuar se “dyshohet se sulmuesit e hotelit tim janë të njëjtit që pas vizitës së Edita Tahirit në kafiterinë “Dolche Vita”, i kanë vu flakën”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme