Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë në lexim të parë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për veteranët e UÇK-së.
Për këtë ligj pati debate të ashpra në Kuvend dhe vërejtje të shumta duke e cilësuar si diskriminues.
Partitë opozitare nuk kanë qenë fare në sall në kohën e votimit. Pas tri përpjekjeve për ta votuar këtë projektligj, kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti ka ndërprerë atë, duke ju drejtuar deputetëve “më ju më s’kam çfarë diskutojë”. Deri të numërimi i votave, rezultati ishte 58 pro dhe katër abstenime, mirpoë nuk ishte e qartë sa deputetë ishin në sallë. /Lajmi.net/