Veseli zotohet se do ta zgjidhë çështjen e Asociacionit dhe Demarkacionit në vitin 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës i ka vënë vetës kusht që në vitin 2017 të drejtojë një nismë ku do të tentojë t’i zgjidh çështjet e mëdha të Kosovës, si demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por ai shton se duhet të ketë pajtim edhe për dialogun, nëse duhet vazhduar apo jo.

Në një intervistë për EkonomiaOnline ai ka thënë se do të mbledhë në një tryezë të gjithë liderët e partive politike për të arritur konsensus të përbashkët për tri temat kryesore.

Veseli më tej i ka bërë thirrje opozitës që të përfshihet në dialogun me Serbinë, duke i ftuar që të marrin, siç ka thënë ai, “rol aktiv”.

“Në fillim të vitit do të marrë një iniciativë, si kryetar i partisë më të madhe, do të kërkoj të mblidhemi në një tryezë të partive politike, të bisedojmë për temat e mëdha për vendin tonë, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me qenësinë e shtetit tonë dhe të ardhmen e vendit. Këtu e kam parasysh çështjen e demarkacionit, Asociacionit, pse jo edhe çështjen e dialogut, pse të mos përfshihet dhe opozita në dialog. Të futemi në pjesën e legjislacionit që ka të bëjë drejtpërdrejt me rritjen e ligjshmërisë në shtetin tonë, me përmirësimin e të bërit biznes, në nxitjen e investitorëve, përmirësimin e bilancit tregtar. Këto gjëra duhet t’i arrijmë bashkë, por opozita nuk duhet të ketë rol bllokues, por rol aktiv në marrjen e përgjegjësive si parti opozitare që janë”, ka thënë Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme