VIDEO/ Biserko për SYRI TV: Open Ballkan nuk mbështetet nga BE-SHBA, qëndrimi i Kurtit, korrekt

Inciativa e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama për Ballkanin e hapur nuk njihet nga Procesi i Berlinit as nga Shtetet e Bashkuara të Amërikës.

Kështu u shpreh  në një intervistë eksluzive për gazetarin Bledian Koka në SYRI TV, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi.

Sipas saj, qëndrimi i Albin Kurtit në lidhje me këtë çështje është korrekt.

Më poshtë, intervista e plotë e Sonja Biserko dhënë për SYRI TV:

Bledian Koka: Zonja Biserko faleminderit për intervistën. Zonja Biserko ne e kemi lexuar reagimin tuaj ndaj nismës ‘Ballkani i Hapur’. Nëse mund t’iu citoj juve, ju thoni se kjo lloj qasje me nismën ‘Ballkani i Hapur’ sjell më shumë përfitime për Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandër Vuçiç. Por së pari mund të më thoni opinionin tuaj rreth nismës ‘Ballkani i Hapur’?

Sonja Biserko: Kjo është një ide që është ricikluar disa herë, sëpari ishte Minishengeni e tashmë është ‘Ballkani i Hapur’. Por unë sërish mendoj se kjo është një përgjigje apo një reagim ndaj faktit që Bashkimi Europian nuk është realisht i përgatitur për të patur anëtarësime në këtë pikë dhe sidomos për anëtarësimin e Shqipërisë, sepse unë nuk mendoj se ata kanë vendosur ende sa i takon anëtarësimit të Serbisë. Për këtë arsye Presidenti Vuçiç del me këto ide të reja apo iniciativa të reja të cilat në një mënyrë tregojnë se Serbia është interesuar për Ballkanin, por e gatshme për të pritur shumë gjatë dhe prandaj i kthehet idesë së bashkëpunimit rajonal që është prej kohësh në tryezë dhe që është e inspiruar si e tillë nga vetë Bashkimi Europian. Ne kemi Procesin e Berlinit që është duke vijuar prej shumë vitesh dhe gjithashtu përfshin bashkëpunimi ekonomik në rajon. Por unë mendoj se iniciativa e Presidentit Vuçiç nuk njihet nga Procesi i Berlinit dhe SHBA, sepse ata e përmendin bashkëpunimin rajonal dhe ata nuk e kanë cituar ‘Ballkanin e Hapur’. Prandaj kjo ide e fundit, nuk është aspak e konsultuar me Berlinin apo BE dhe nuk ka aspak përmbajtjen në këtë iniciativë deri tani. Nga ana tjetër, kjo nismë favorizon sidomos Serbinë që është edhe vendi më i madh në rajon dhe mendoj se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i janë bashkuar kësaj iniciative në tentativë për të ushtruar presion ndaj BE-së që ajo t’iu japë statusin kandidat si Maqedonisë së Veriut ashtu edhe Shqipërisë që presin prej shumë kohësh për të bërë këtë hap të rradhës drejt BE-së. Prandaj mendoj se kjo nuk do të jetë një iniciativë jetëgjatë, sepse është thjeshtë vetëm një nga presionet që po ushtrohet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duke qëndruar krah Serbisë. Nga ana tjetër Serbia është thjeshtë duke tentuar të mbulojë frustracionet e brendshme të momentit që janë vërtet të pasigurta, pasi ka disa problematika të brendshme në të cilat është e përfshirë qeveria, që kanë të bëjnë sidomos me adresimin e disa premtimeve që janë bërë në lidhje me afrimin e vendit drejt BE-së. Unë mendoj se qeveria e Serbisë nuk është interesuar në këtë moment të avancojë drejt BE-së, pasi ajo nuk po i bën disa reforma që i kërkohen me qëllim që të përshpejtojë rrugëtimin e saj drejt BE-së. Siç e dimë shumë prej këtyre reformave janë ndaluar gjatë viteve të fundit dhe Serbia nuk ka plotësuar asnjë kriter deri tani dhe asnjë kapitull i ri nuk është hapur në 2 vitet e fundit. Në të njëjtën kohë Komisioni Europian është shfaqur tejet kritik në raport me performancën ekonomike e politike të Serbisë. Serbia ka aktualisht probleme serioze me lirinë e medias, lirinë politike. E gjitha situata politik është në ngërç, mungon dialogu politik dhe ka shumë probleme të cilat na tregojnë situatën në Serbi, dhe na tregon se Serbia nuk ka punuar për agjendën evropiane në mënyrën sesi duhet ta kishte bërë.

Bledian Koka: Siç ju përmenda, ju zonja Biserko thatë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të largoheshin nga ‘Ballkani i Hapur’, nëse ato do të vijonin më tej rrugëtimin e tyre drejt BE-së. A është vërtetë kështu?

Sonja Biserko: Ato do të ishin më pak të interesuara në të tilla iniciativa siç është ‘Ballkani i Hapur’, sepse kjo nismë nuk është e strukturuar, nuk është përcaktuar dhe është thjeshtë një ide që po thuhet përreth. Dhe unë mendoj se është e rëndësishme si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të marrin statusin kandidat, sepse kjo do ta mbante të gjithë rajonin në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Mendoj se BE dhe Komisioni duhet të jenë më të hapura ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e madje edhe Kosovës, sepse këto janë tre shtete të cilat nuk po vijojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së pasi për momentin BE nuk është e hapur për anëtarësime të reja dhe procesi i zgjerimit mbetet i bllokuar. Por gjithsesi është shumë e rëndësishme për këto vende që të arrijnë disa standarde të caktuara, që në afatgjatë do të jenë shumë të rëndësishme për anëtarësimin. Por mendoj që është shumë e rëndësishme për këto vende që të angazhohen në procesin e anëtarësime më qëllim që ato të jenë të afta për të arritur objektiva të caktuara jo vetëm për anëtarësimin, por që janë të rëndësishme për të dy shoqëritë si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Unë mendoj se kjo iniciativë duhet të ndiqet me kujdes nga të dy këto vende.

Bledian Koka. Zonja Biserko, meqë po flasim për reagimet e BE-së rreth kësaj iniciative, a e ka kjo nismë bekimin e BE-së apo të SHBA-së?

Sonja Biserko: Gjermania e ka refuzuar këtë projekt, sepse Procesi i Berlinit e parashikon pikërisht bashkëpunimin rajonal në fushën ekonomike në disa aspekte të tjera, dhe kjo është diçka që vijon prej disa vitesh tashmë. Kjo është e kuptueshme pasi Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm. Për këtë arsye mund ta themi që nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk ka për ta patur as mbështetjen e Berlinin e as të BE-së. Unë nuk mendoj se Serbia është e sinqertë në këtë nismë. Sigurisht që presidenti Vuçiç publikoi një artikull në gazetën ‘Politika’ ku flet sesi Ballkani duhet të bashkëpunojë dhe sidomos shqiptarët. Kjo është diçka që të gjithë ne e mendojnë dhe e shpresojmë. Por nga ana tjetër, Serbia është tejet konstante me Kosovën, raporti me shqiptarët në Serbi dhe në Kosovë është problematik, prandaj mesa duket ai llogarit vetëm shqiptarët që vijnë nga Shqipëria në analizën e tij. Prandaj kjo nuk është një nismë e sinqertë, pasi ajo duhet të mbulojë të gjithë vendet e rajonit, por këto vende siç e kemi parë nuk e mbështesin këtë nismë, as Mali i Zi, as Bosnja dhe as Kosova. Kjo është një iniciativë e cila nuk njihet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bledian Koka. Por zonja Biserko, ju e përmendët më herët se qeveria e Berlinit foli qartë kundër kësaj nisme. Por kryeministri Rama pati dje një tjetër lexim për deklaratën e qeverisë së Berlinit duke u shprehur se në fakt ajo deklaratë ishte një mbështetje për nisëm ‘Ballkani i Hapur’.

Sonja Biserko: Unë nuk e kam parë këtë deklaratë, por sigurisht që të dy ideatorët e kësaj nisme do të kërkojnë mbështetje nga vendet perëndimore, sidomos nga Gjermani dhe SHBA. Por siç e thashë dhe më parë, këtë ma kanë thënë edhe disa bashkëpunëtorë të mi në Berlin, kjo iniciativë nuk është e mbështetur prej Berlinit.

Bledian Koka: Por le ta marrim të mirëqenë si nisma ‘Ballkani i Hapur’ do të niste nga funksionimi. Serbia ka një pozicioni gjeopolitik të ndryshëm nga ai i Shqipërisë apo Maqedonia e Veriut. Konkretisht, Shqipëria është një anëtare e NATO-s, ndërsa nga ana tjetër Serbia e ka pranuar internetin 5G të Kinës dhe ky lloj bashkëpunimi ka mundësi që ti hapet rrugë në Ballkan investimeve që vijnë nga Rusia dhe Kina. A është ky një rrezik?

Sonja Biserko: Kjo tregon qartë se Serbia nuk është e orientuar drejt perëndimit. Nuk është çështja tek investimet kineze apo ruse, problemi qëndron se investimet që vijnë nga Kina apo Rusia nuk janë transparente dhe ata janë shumë të hapura ndaj çdo lloj korrupsioni. Kjo është çështja, sesi këto vende nuk ndërmarrin asnjë lloj standardi dhe kjo është një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare si nga Rusia dhe Kina të cilat nga ana tjetër kanë interesat e veta. Ky nuk është problemi, sepse çdonjëri prej këtyre shteteve të mëdha kanë problemet e tyre dhe strategjisë se tyre në rajon. Problemi është se Serbia po mundohet të luajë përmes këtyre fuqive që veprojnë në Ballkan, dhe në këndvështrimin tim Ballkani mund të zhvillohet vetëm në një çadër dhe ajo është çadra e Bashkimit Europian. Sepse Bashkimi Europian është provuar që është projekti më i suksesshëm në histori, ndërsa ka treguar se është projekt i suksesshëm si në ruajtjen e paqes ashtu edhe të zhvillimit ekonomik e social. Unë mendoj se kjo është rruga e mirëpritur për Ballkanin Perëndimor që të anëtarësohet në BE dhe me qillim arritjen e këtij objektivi është shumë e rëndësishme për të arritur dhe për të siguruar disa standarde të cilat garantojnë anëtarësimin. Sigurisht që Shqipëria është një anëtare e NATO-s ashtu sikundër dhe Maqedonia e Veriut. Serbia nga ana tjetër, fatkeqësisht nuk është e hapur për këtë anëtarësim për shkak se Rusia është kundër këtij anëtarësimi, pastaj ekziston dhe propaganda anti-NATO, ajo propagandë që i kujton qytetarëve serbëve ndërhyrjet e NATO-s në vitin 1999. Por nga ana tjetër mendoj se Rusia po shikon interesat e saj dhe jo interesat e Serbisë, dhe ajo që mund të them është se politika serbe nuk është aq e maturuar sa të reflektojë se cilat janë interesat e Serbisë. Dhe nga ana tjetër Serbia nuk ka hequr dorë nga bashkimi i të gjithë serbëve, apo objektivave të tjerë që synon elita serbe siç është ribashkimi me Malin të Zi, Republikën Srbska apo veriun të Kosovës apo edhe të veriut të Maqedonisë për tu bërë një shtet. Për aq kohë sa Serbia është jashtë kontekstit të BE-së apo anëtarësimit në BE, ata mendojnë se mund ti arrijnë këto qëllime sepse presin që konteksti ndërkombëtar do të ndryshojë. Për këtë mjafton të kujtojmë atë që ka deklaruar Milorad Dodik i cili është shprehur se ‘ne kemi kohë që të presim edhe 3 vite të tjera derisa të vijë Trumpi i ri, me qëllim që të arrijmë objektivat tona në rajon’.

Bledian Koka: Meqë jemi këtu, më lejoni që t’ju marr një opinion për propozimin e politikanit serb, zotit Dragan Markoviç Palma, i cili ka kërkuar që z. Rama, z. Vuçiç dhe z. Zaev duhet të propozohen për çmimin Nobel.

Sonja Biserko: (qesh) Është qesharake. Kushdo mund të propozojë iniciativa të kësaj natyre, por unë nuk mendoj se ata meritojnë çmimin Nobel. Sidomos Presidenti i Serbisë i cili është qartazi duke e mbajtur rajonin nën një lloj presioni. Serbia ka qenë një faktor destabiliteti në rajon për shumë gjatë, dhe unë mendoj që Serbisë i duhet të zgjedhë se kujt ajo i përket dhe kështu do të ishte më e lehtë për Serbinë që të bënte progres drejt anëtarësimit në BE. Për aq kohë se kjo dilemë nuk është zgjidhur, Serbia do të vijojë të mbetet një faktor destabiliteti në rajon.

Bledian Koka: Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një nga zërat më kritikë ndaj ‘Ballkani i Hapur’. Ai e ka ftuar kryeministrin Edi Rama që Kosova dhe Shqipëria më së pari duhet të punojnë dhe të rriten së bashku, e më pas të bashkëpunojnë me vendet e tjera të rajonit. Si e konsideroni ju pozicionin që ka mbajtur deri tani Kosova përkundrejt nismës ‘Ballkani i Hapur’?

Sonja Biserko: Mendoj se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti është ai i duhuri, sepse ai ka të gjithë arsyet që të denoncojë qëndrimet e Beogradit kundrejt Kosovës. Beogradi ka kërkuar gjithmonë një aleancë vetëm me Shqipërinë sa i takon çështjes së Kosovës dhe ata pothuajse ia dolën gati 3 vite më parë. Por ata asnjëherë nuk i kanë marrë seriozisht në konsideratë partnerët në Prishtinë çka tregon qartë një lloj arrogance dhe për këtë arsye Kosova ka shumë të drejtë të jetë kritike për mënyrën e sjelljes së Beogradit, sidomos më mënyrën sesi përdoret Tirana dhe Shqipëria në këtë kontekst nga Beogradi.

Bledian Koka: Duke folur ekonomikisht, cila nga 3 vendet e nismës ‘Ballkani i Hapur’ do të përfitojë më shumë nëse kjo ide e heqjes së doganave në kufijtë e 3 vendeve vihet në zbatim. Si mund të përfitojnë ata nga kjo dhe kush do të përfitojë më shumë?

Sonja Biserko: Sigurisht që Serbia është vendi më i madh në Ballkan dhe ajo do të ishte përfituesja më e madhe, dhe kjo është kaq e qartë. Prandaj është shumë e rëndësishme që në këtë proces do të duhej të krijoheshin mekanizma të cilat do të garantonin cilësi për të gjithë partnerët, mekanizma të cilat nuk i kemi parë deri tani. Kjo është thjeshtë një ide e cila është promovuar në rajon dhe i është ofruar BE-së për të zëvendësuar zgjerimin. Kjo është një lloj kundërpërgjigje ndaj strategjisë së zgjerimit të BE-së e cila nuk është hapur për anëtarësimi në kohën që jemi… stopppp

Bledian Koka: Në vizitën e parë që zoti Rama pati në Beograd, ju e dini që i kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe kjo u shoqërua me reagimin z. Vuçiç që hoqi nga veshi kufjen në formë proteste. Por në takimin e zhvilluar në Shkup, zoti Vuçiç tha se në fakt kjo ishte një lloj marrëveshje mes atyre dyve, me qëllim nisjen një raporti të ri ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. A është normale që të thuash dhe ta pranosh këtë, dhe si qëndron çështja e kësaj miqësie kaq të fortë Rama- Vuçiç?

Sonja Biserko: Siç e thashë edhe më parë, Beogradi ka qenë gjithnjë e interesuar për raporte me Shqipërinë dhe ato kanë qenë mjaft korrekte në 10 vitet e fundit. Nuk është një surprizë që Serbia kërkon të përmirësojë raportet me Shqipërinë, pasi kështu shpreson që të bëjë një marrëveshje për Kosovën. Siç e dimë gjatë viteve 2015, 2016 ekzistonte një plan sekret për ndarjen e Kosovës e cila kishte dhe një mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe fatkeqësisht, ajo për pak sa nuk ia arriti qëllimit dhe ishte Gjermania që e ndaloi këtë ndarje. Në atë kohë duhet thënë që edhe Presidenti i SHBA-së nuk ishte shumë i interesuar për Ballkanin dhe ai e lejoi atë skenar që zhvillohej prapa kurrizit të BE-së. Mendoj se tashmë me administratën Biden, projekti i ndarjes së Kosovës është hequr nga tryeza dhe kjo është shumë e rëndësishme për tu patur parasysh. Kosova është një shtet i pavarur dhe SHBA po punon për ta konsoliduar këtë status dhe kjo do të jetë strategjia që do të ndiqet përgjatë viteve në vazhdim. Prandaj nuk ka mundësi që në këtë pikë Beogradi të ketë ndonjë marrëveshje me Tiranën sa i takon Kosovës dhe mendoj se ky është një mesazh i qartë që vjen nga Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se Edi Rama ka patur në mendje diçka tjetër. Ai ka tentuar që të shantazhojë Bashkimin Europian pasi nuk ka marrë statusin kandidat, dhe shpesh ai ka folur për një Shqipëria natyrale apo çfarëdo që ajo të ketë kuptim, por e gjitha kjo është thjeshtë një kundërpërgjigje për Komisioni dhe BE-në që nuk janë të përgatitura për ti ofruar Shqipërisë statusin kandidat. Unë mendoj se kjo është totalisht e pandershme në raport me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që nuk e kanë marrë ende këtë status më herët dhe kjo ka ndikuar në zhvillimet që ka patur rajoni. Unë mendoj se kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

Bledian Koka: Zonja Biserko unë ka një pyetje të fundit për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Për një sistem të Ballkanit të Hapur ka folur edhe zoti Xhorxh Soros me një shkrim në një nga mediat e tij gjatë vitit 1999. Ai flet për idenë e Ballkanit të Hapur dhe ja ku jemi sot, me nismën ‘Ballkani i Hapur’. A keni ju një koment për këtë?

Sonja Biserko: Në vitin 1999, ishte një kontekst krejt i ndryshëm në rajon. Viti 1999 ishte një pikë referimi për Ballkanin sepse në vitin 1999, BE-ja u ofrua të jepte statusin kandidat për të gjithë vendet e Ballkanit. Ata nisën gjithashtu që të ndërtonin një arkitekturë të re të Ballkanit që parashikonte anëtarësim në NATO, anëtarësim në BE. Në atë kohë shpresoj shumë që Ballkani të lëvizte më shpejt dhe fillim u duk se kjo mund të ishte e mundur. Por në vitin 2008, pas krizës financiare fuqia mobilizuese e BE-së ra dhe prandaj ne jemi këtu ku jemi. Dhe tani kur ne flasim për ‘Ballkani i Hapur’ duhet të flasim për barazi dhe respekt në rajon me qëllim që të arrihet diçka dhe për të parë nëse këto iniciativa të mund të jenë të besueshme. Duhet të ketë kushte apo diçka që do të garantojë barazinë dhe ndershmërinë në mënyrë të besueshme mes partnerëve rajonalë.

Bledian Koka: Pyetja e fundit, këto ditë ne kemi patur një seri debatesh këtu në Shqipëri rreth një koncerti të zotit Goran Bregoviç i cili është ftuar në një festë birre këtu në Korçë. Por nga ana tjetër, shqiptarët e Kosovës kërkojnë që z. Goran Bregoviç të mos ishte ftuar në këtë festë, pasi ata e konsiderojnë muzikën e tij si nacionaliste dhe si një muzikë qe e ka inspiruar ushtrinë e Serbisë gjatë luftës. A keni ju një koment për këtë?

Sonja Biserko: Është shumë e vështirë të marrësh një qëndrim për këtë, sepse nuk do të thotë se muzika e tij ka qenë karburant lufte për nacionalistët serbë, por në të njëjtën kohë ai ishte një muzikant shumë i dëgjuar në atë kohë. Por siç e dimë muzika është diçka që i mobilizon ndjeshmëritë e njerëzve shumë shpejt dhe mund të jetë shumë e aftë për ti bashkuar njerëzit. Por unë nuk e di se çfarë programi ai do të performojë dhe çfarë muzike do ti ofrojë audiencës shqiptare, por unë nuk e kam një pozicion të qartë në këtë. Është shumë e rëndësishme të shohim se çfarë programi ai do të ketë. Ai është një muzikant i njohur në rajon e madje edhe më gjerë…

Bledian Koka: Përshembull, a duhet ta këndojë z. Goran të këndojë këngën e tij ‘Kallashnikov’ këtu në Shqipëri?

Sonja Biserko: Unë nuk mendoj se duhet. Ideja është sesi perceptohet këngat e tij. Nëse ‘Kallashnikov’ perceptohet si diçka që ishte në favor të luftës serbe në rajon, ajo duhet të ndalohet. Nëse kështu njerëzit e përceptojnë këtë këngë. Hmmm…nuk e dii…

Shiko unë e di sesi këta emra të njohur nga Sarajeva kanë mbajtur krahë, disa prej tyre duke mbrojtur Jugosllavinë e duke menduar se ishin në anën e duhur, por gjithsesi ata duhet kishin marrë parasysh edhe pasojat e këtyre qëndrimeve të tyre të gabuara. Sepse ne jemi të gjithë përgjegjës për atë që kemi bërë gjatë dekadave të fundit. Prandaj të gjithë këta figura publike si këngëtarët apo performuesit duhet të jenë përgjegjës për kontributin e tyre në krijimin e atmosferës. Nësë këtë e kanë bërë me qëllim apo jo kjo është një çështje tjetër, por e vërteta është që ata kanë qenë pjesë e kësaj skene në Serbi që ka krijuar një atmosferë të caktuar e që kanë nxitur qëndrimin agresiv të serbëve gjatë atyre kohërave. Por kjo është diçka që ju duhet ta vendosni. Ka shumë gjëra me të cilat ne duhet të përballemi, por unë mendoj që asgjë nuk është bardhezi, ne duhet të reflektojmë mbi këtë, duhet të jemi më tolerantë, por gjithsesi për këtë duhet të vendosni vetë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme