Deputeti i VV-së Albin Kurti ka protestuar ashpër me siç tha ai keqpërdormini e Amerikës. Ai tha se edhe Qeveria edhe Opozita e duan fort SHBA-në, po sipas është e rëndësishme se cilën Amerikë e duan, atë të Alkapones apo të Kenedit, Rusveltit e Martin Luter Kingut.
Kurti tha se ata e duan Amerikën e Kenedit e Rusveltit, derisa Qeveria e donë Amerikën e Alkaponës dhe kjo sipas tij u dëshmua me aferën Pronto 1 dhe Pronto 2, përcjell ‘zeri.info.
Ish kreu i VV-së bëri thirrje që të mos miratohet marrëveshja për demarkacionin dhe t’i falet tokë Malit të Zi. /ZERI/