Zjarrfikësit e Kosovës kërcënojnë me grevë

Futja në grevë po shikohet si mundësi e pashmangshme për zjarrfikësit e Kosovës.
Një metodë të tillë të veprimit e ka paralajmëruar sindikata, pasi sipas kryetarit të saj, kërkesat e zjarrfikësve për rregullim të statusit të tyre nuk po merren parasysh, raporton KTV.

Muharrem Beka ka thënë se janë një mori kërkesash që ata ua kanë drejtuar institucioneve të vendit, por që përgjigje në to nuk kanë marrë.

Beka thotë se prej vitit 2008 e deri më tash, vetëm një kërkesë e tyre është realizuar, por edhe në të kanë hasur në vështirësi.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, thotë se janë gjithsejtë nëntë vende të lira të punës, por as komuna e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë hapur konkurs.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme