Ndalja e bllokut A4 shkakton mungesë të energjisë elektrike

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është ndalur njësia A4 e Termocentralit Kosova A të KEK-ut. Kjo ndalesë e paplanifikuar ka shkaktuar mungesa të energjisë elektrike.

Siç njofton KEDS, kjo kompani  dhe KESCO po importon mbi 200 megavatë/orë, aq sa ishin bërë kalkulimet për ta mbuluar diferencën në mes të konsumit të pritur dhe prodhimit të planifikuar. Por, devijimi nga plani i prodhimit ka bërë që të jetë i pamundur furnizimi pa ndërprerje për të gjithë konsumatorët, pasi kërkesa është shumë e lartë.

“KEDS/KESCO menjëherë ka nisur kërkesën në rajon për import shtesë, por fatkeqësisht nuk ka energji elektrike në dispozicion për shkak të rritjes së kërkesës dhe pushimeve festive për pjesën më të madhe të rajonit.”, thuhet në njoftim.

Deri në atë kohë, si pasojë e mungesës së energjisë së disponueshme në rajon për import, për shkak të rritjes së kërkesës, konsumatorët mund të ballafaqohen me reduktime.

“Njëkohësisht, kur këto ditë kemi një konsum rekord që është pare ndonjëherë, u bëjmë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mjete alternative për ngrohje sepse edhe konsumi i stërngarkuar e vështirëson funksionimin normal të rrjetit, sidomos në ato pjesë ku KEDS nuk ka arritur ende të shtrijë investimet”, thuhet në fund të njoftimit të KEDS-it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme