UNDP dhe USAID kanë lansuar sot Pulsin Publik XII në një konferencë për media që u organizua në zyret e UNDP-së.
Raporti sjell perceptimet e 1,305 qytetarëve lidhur me çështjet më aktuale në Kosovë.
“Kur janë pyetur për nivelin e kënaqshmërisë me drejtimin aktual politik të Kosovës, shumica e qytetarëve (69%) mbesin të pakënaqur. Sidoqoftë, krahasuar me prillin e vitit 2016, anketa më e fundit nxjerr në pah një rënie të pakënaqshmërisë me drejtimin aktual politik të Kosovës për 4 pikë përqindjeje. Fatkeqësisht, vetëm rreth 9% të Kosovarëve duket të jenë të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës, dhe pothuajse 22% janë neutral mbi këtë çështje”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.