20-vjeçari goditi 8 herë me thikë biznesmenit: Tani më flihet gjumë!

Mesditën e të martës u raportua se një 20 vjeçar nga Shqipëria goditi me thikë 8 herë në trup një 55 vjeçar pakistanez.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites në komunën “Desenzano del Garda” në Breshia.

I riu shqiptar, që sipas policisë është me probleme mendore, u paraqit para dyqanit të tregtarit pakistanez me një thikë dhe nuk ngurroi ta përdorte.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa shqiptari shkoi në banesën ku jetonte më familjarët.

Jo shumë kohë pas ngjarjes, policia mësyu në banesën e të riut, i cili nuk bëri rezistencë. Në një gjendje konfuze, ai u tha efektivëve se kishte nevojë për gjumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme