Egro: Objektivi i Tiranës zyrtare, mbetet integrimi në Bashkimin Evropian

Presidenti francez Emanuel Macron, në një fjalim para euro deputetëve në Strasburg bëri një propozim siç e quajti ai për krijimin e një Komitet Politik Evropian, i cili do të përbëhet nga vende aspirantë apo edhe vende që janë larguar nga BE. Ky propozim i presidentit Makron vjen në kohën kur vendet e Ballkanit Perëndimorë në një far forme presin para dyerve të BE-së. Ndërkohë se a është ky Komitet një zëvendësim për anëtarësimin apo një lehtësim deri në anëtarësim dhe cili ishte reagimi i qeverisë shqiptare? Përgjigjet rreth këtyre pyetjeve në “Programi 200”, e marrim nga gazetari Franko Egro.

“Do të thoja se me këtë rast kemi të bëjmë me një reagim të qetë, të matur, të kujdesshme. Por duke qenë se e nënvizove edhe vetë, duke qenë se ka pak informacione, është e vështir që të krijohet një presion i tillë ndaj autoriteteve shqiptare që të dalin me një reagim të qartë dhe të prerë lidhur me këtë çështje. Ndërkohë kanë reaguar edhe nga partia demokratike, kryetarja e Komisionit të Integrimit, zonja Jorida Tabaku është shprehur që objektivi i Tiranës zyrtare, i Shqipërisë mbetet integrimi në Bashkimin Evropian, dhe duhet ti presim më me qetësi ato çka nënkupton plani i ri Makron sa i përket metodologjisë që duhet ndjekur për krijimin e Unionit apo të komunitetit politik europian, dhe më pas të merren qëndrimet e duhura ndaj tij”, deklaroi Franko Egro, gazetar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme