Kjo është banesa ku nëna e dy fëmijëve qëndroi peng dhe u përdhunua

Kanë dalë pamjet nga banesa ku u mbajt peng 30-vjeçraja nga Durrësi, Ersida Dyrmishi.

Ersida Dyrmishi ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj denoncoi se e shoqja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Ndërkohë sot është arrestuar rrëmbyesi i 30-vjeçares Marjus Musaku, i dënuar në të kaluarën për pengmarrje.
Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshorti), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Musaku ka marre peng 30-vjeçaren, duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë.

Sipas tyre Musaku ka detyruar Ersida Dyrmishin për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Marjus Musaku ka dëshmuar në polici se nuk e ka marrë me forcë 30-vjeçaren, duke thënë se ajo shkoi vetë te ai./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme