Danas: Ndryshim i formatit të dialogut Kosovë – Serbi, tash e tutje vetëm presidentët

Raundi i ri i bisedimeve të Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet shumë shpejtë, ndoshta në fillim të javës së ardhshme, shkruan “Danas”.

Siç thuhet në tekst, duhet të pritet që BE-ja si ndërmjetës në bisedime të lëvdërojë të dyja palët.

Përveç nëse në ndërkohë nuk do të ndodhë ndonjë incident i madh, i tillë si “rast treni”, thanë jozyrtarisht përfaqësues të komunitetit diplomatik për “Danas”, raporton Gazeta Express.

Bashkëbiseduesit e gazetës së Beogradit gjithashtu pohuan se do të rishikohet formati i këtyre bisedimeve pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi, dhe se në të ardhmen do “të bisedojnë dy presidentët, e jo kryeministrat”.

“Një kohë të gjatë më parë ka qenë nevoja për të ndryshuar formatin e dialogut, duke pasur parasysh çështjet e rëndësishme që do të jenë në tryezën e bisedimeve, dhe Brukselit, pa dyshim, shumë më tepër do t’i konvenonte që Kryeministrin aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kandidojë në zgjedhje në vend të kreut të tanishëm të shtetit, Tomisllav Nikoliq, deklaratat e kohëve të fundit të të cilit nuk ishin me vullnetin e Perëndimit, në mënyrë që në Bruksel të dialogojnë Vuçiç dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi”, thanë burimet e “Danas”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme