Është përfshirë nga flakët kati i dytë i një banese në lagjen nr.1 të qytetin e Pogradecit.
Sipas forcave zjarrfikëse që ndodhen në vendngjarje, ky kat është i pabanuar por që mbante lëndë drusore.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por mendohet që mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia.
Fatmirësisht flakët nuk kanë depërtuar në katin e parë të banesës.
Zjarri është izoluar ndërsa policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.