Departamenti Amerikan i Shtetit: Sa më shpejtë formoni Qeverinë

Lidhur me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni ka reaguar sot edhe Departamenti i Shtetit Amerikan. Nga Stejt Departamenti thonë se:  “Bashkë me aleatët tanë të NATO-s dhe partnerëve të BE-së, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur nga afër procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, si rezultat i zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën thirrje liderëve të Maqedonisë që të formojnë Qeverinë pa vonesa shtesë, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe aspiratat e Maqedonisë për tiu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Formimi i një Qeverie të re, e përkushtuar për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e reformave të kërkuara, do të ndihmojë të përfundojë kriza politike e cila ka penguar dukshëm zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit, si dhe integrimin Euro-Atlantik. SHBA u bën thirrje të gjitha partive që të vendosin interesin e Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj mbi gjithçka tjetër, të punojmë bashkë në mënyrë konstruktive dhe të zbatojnë plotësisht zotimet e tyre në Marrëveshjen e Përzhinos”, thuhet mes tjerash në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme