Federica Mogherini gjatë vizitës që i bëri urës kryesore të lumit Ibër tha se ajo do të bashkojë qytetarët e jugut dhe veriut.
Përfaqësuese e lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini pasi arriti në Mitrovicë pak para orës 14:00, vizitoi urën kryesore të lumit Ibër që po revitalizohet nga BE-ja.
Në një fjalim pranë kësaj ure, Mogherini tha se ura do të bashkojë qytetarët nga veriu dhe jugu.
“Ura do te bashkojë qytetin dhe qytetarët e saj nga veriu dhe jugu. Ky nuk është rezultat i alienëve por i njerëzve”, tha Mogherini.
Mogherini për urën foli sot edhe në konferencën e përbashkët me gazetarë që paradite e zhvilloi me Isa Mustafën.
“Ura nuk do të shënojë më konfrontim, por do të bëhet simbol i një marrëdhënie të re mes shqiptarëve e serbëve,” tha Mogherini në konferencë.
Mogherini dha mesazh edhe për dialogun Kosovë-Serbi të zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së.
“Dialogu është vendimtar dhe ai patjerër së duhet të vazhdojë mes dy shteteve”, theksoi Mogherini.
Ajo përveç inspektimeve të punimeve, në pjesën veriore të urës ka takuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veiore Goran Rakiq dhe në fund të fjalimit ka bashkëbiseduar shkurt edhe me kryesusin e Kuvendit të Mitrovicës së Jugut Bislim Imeri dhe nënkryetarin e kësaj komune Faruk Mujka.
Mogherini zhvilloi sot edhe takime me krerët e shtetit dhe liderët e subjekteve politike.