Kishin humbur rrugën përgjatë eksplorimit të natyrës, uniformat blu u vijnë në ndihmë dy turisteve çeke pas disa orësh kërkim

Dy turiste me origjinë nga Çekia janë shpëtuar nga uniformat blu, teksa kishin humbur rrugën përgjatë eksplorimit të natyrës në një terren malor.


Të huajat kishin humbur në një zonë malore mbi fshatin Nivicë, në vendin e quajtur ‘Kërkëz’ të Himarës.

Ato janë gjetur pas disa orësh, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete.

Fatmirësisht turistet ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIM

Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë iu erdhën në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.

Sot, rreth pasdites, pas marrjes së njoftimit se dy shtetase çeke kishin humbur rrugën në vendin e quajtur “Kërkëz,” në një zonë malore dhe me terren të vështirë, shërbimet e Policisë Himarë organizuan menjëherë punën për t’i ndihmuar.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete, policia arriti të lokalizojë turistet, të cilat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. ‍♀️⛰️

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme