Ditëlindja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton i cili është nisur përsëri drejt Shtëpisë së Bardhë këtë radhë me Hillary Clinton si presidente, është pasqyruar në mediat amerikane, bashkë me lajmin se 70 vjetori i lindjes së tij është festuar edhe në Kosovë, një nga vendet mike të SHBA-së.
Mediat në SHBA kanë publikuar lajmin e festimit të ditëlindjes Bill Clinton në një nga kolegjet, institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë, Universum dhe Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.
Lajmi ka bërë bujë të jashtëzakonshme në mediat amerikane duke raportuar për festën në Universum në të cilën është thënë se se Bill Clinton është një nga figurat më të respektuar në Kosovë dhe se shqiptarët e konsiderojnë hero të tyre.
Lajmi është publikuar në gazetat e njohura Star Tribune, Sacaramento Bee, Daily Herald apo The Sun News si dhe në televizione kombëtare e lokale si Fox dhe NeësChannel 10.
Ato kanë treguar për kontributin e SHBA’së në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Kosova dhe Shqiptarët janë ndër popujt më pro-Amerikan në botë.