Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar në Facebook pas sulmit të radhës ndaj një autobusi të linjës Prishtinë-Vjenë në Serbi.
Ditë më parë, Çitaku në rrjetin social kritikoi ndërkombëtarët që nuk po reagonin për sulmet e tilla, por më pas fshiu shkrimin, pasi kompania kosovare mohoi raportimin se autobusi i saj është sulmuar.
Megjithatë, kjo kompani sot ka konfirmuar se është sulmuar në Serbi dhe ka thënë se kjo nuk është hera e parë, por të kaluarat i kishte mbajtur larg mediave me arsyetim se ka mundur të jetë i rastësishëm.
Tani, Çitaku thotë se ka mbetur pa fjalë kur ka kuptuar se vetë kompania ka mbuluar këto sulme.
Ky është shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve.
Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa.
E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë.
Pa fjalë.