Avdullah Hoti, kandidati më serioz i LDK-së për kryetar të Prishtinës?!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke menduar të garojë për Prishtinën me Avdullah Hotin, ministrin e tanishëm të Financave.
LDK-ja është duke e parë Hotin si kandidat serioz që mund ta mposhtë Shpend Ahmetin e VV-së në garën për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Një zyrtar i LDK-së ka treguar për lajmi.net se Hoti, që ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka pranuar të garohet nëse mbështetet nga degët e LDK-së në Prishtinë.

Madje sipas këtij zyrtari, Hoti e ka pranuar këtë detyrë, duke thënë se e konsideron privilegj.

“Hotit është njëri nga emrat që mund të garojë për Prishtinën, e që ka një pajtueshmëri të madhe në LDK për emrin e tij. Hotit i është thënë nga kryetari Isa Mustafa dhe nënkryetari Agim Veliu, e që Hoti iu ka thënë se është privilegj për të të garojë për Prishtinën”, ka thënë zyrtari i LDK-së për lajmi.net, pa dashur t’i përmendej emri.

Sipas këtij zyrtari, Hotit i është thënë se duhet të dorëhiqet nga kryetari i Degës së Rahovecit, dhe të bëhet anëtar i ndonjë dege në Prishtinë, në mënyrë që të mund të garojë.

Emër tjetër që është i preferuari i shefit të LDK-së, Isa Mustafës, është edhe kryesuesi i bordit të AKP-së, Petrit Gashi.

Gashi është doktor i ekonomisë dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Sipas zyrtarit të LDK-së, Gashi dhe Hoti, janë dy emrat që kanë mbështetje në parti dhe nëpër degë.

Ndërsa Arban Abrashi, ministri i tanishëm i Punës dhe Mirëqenies Sociale, sipas këtij zyrtari, “nuk ka dashur t’i hyj kësaj gare, por edhe nuk e ka pasur mbështetjen e të gjitha degëve të Prishtinës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme