Sipas Freedom House, Serbia ndodhet në mesin e vendeve me demokraci gjysmë të konsoliduar
Shkalla e zhvillimit demokratik në Serbi ka rënë më shumë se në vitin 2005, me gjithë përparimet në procesin e integrimeve evropiane, thuhet në njoftimin më të ri të Freedom House.
Vlerësimi i zhvillimit demokratik në Serbi vitin e shkuar u përkeqësua nga 3.75 për qind në 3.82 për qind, njofton Blic.
Kështu, Serbia, sikurse vendet tjera të rajonit, Kroacia, Mali i Zi, Hungaria, Rumania, Bullgaria, BeH, Maqedonia, Shqipëria e Kosova, u vlerësua në vendet me regjim tranzicional a hibrid, transmeton RTK.
“Gjatë vitit 2016 demokracia në Serbi ishte përkeqësuar sesa në dy vitet parprake. Trende negative kishte në procesin zgjedhor, si dhe liria e medieve, bile më keq se në 2005”, njofton Freedom House.
Ndërkaq në raport me procesin e integrimeve evropiane, Freedom House, e vlerëson me trend pozitiv, ndonëse me Prishtinën zhagit procesin e bisedimeve.
Freedom House e vlerëson si trende negative lidhur me aktivitete e OJQ-ve, shoqëritë civile, aktivitetet e tyre, duke kujtuar këtu protestat në Novi Sad për shkak shkakrikmit nga detyra të gazetarëve dhe redaktorëve të RT Vojvodina.
Ndërkaq, kur është fjala te mediat, gazetarët janë ankuar në mungesën e lirisë së fjalës, në presionet që atyre iu bëjnë nga shtresat e ndryshme shoqërore, sidomos nga politikanët, etj.