Në fushatën presidenciale franceze, gjykuar sipas medieve serbe, temë është edhe Kosova. Madje, sipas këtyre medieve, nëse do të fitonte ndonjëri kandidat që e do Beogradi, atëherë së shpeti do të pritet edhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Të paktën, kështu shkruan dhe dëshiron gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Sipas një raporti të kësaj gazete, “krahina jugore serbe, jo pa pritur dhe përmes dyerve të mëdha, ka hyrë në debatin politik gjatë fushatës aktuale për president të Francës. François Fillon, Marine le Pen dhe Jean Luc Mélenchon me radhë po flasin për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare kur është fjala për Kosovën. Tre nga pesë banuesit e mundshëm të Pallatit Elysée, kështu i japin të drejtë Serbisë e cila lufton për ta ruajtur territorin e vet”.
e Beogradit, për këtë çështje ka zhvilluar një bisedë me gjeopolitologun e profesorin në Universitetin e Versailleit Alexis Troude.
Ai ka theksuar se shkaqet për ndërrimin e mundshëm të qëndrimit francez, janë ndryshimet në marrëdhëniet ndërmjet fuqive botërore.
“Tani jetojmë në botën multipolare. Ka kaluar koha kur për çdo pyetej një fuqi, SHBA-ja. Tani janë Rusia, Kina, por nuk duhet harruar as Brazilin, Indinë. E këto vende janë kundër pavarësisë së Kosovës. Qëndrimet e tyre kanë shumë më shumë peshë. Kështu del në pah edhe mendim më i lirë i Europës”, ka thënë Troude.
Sipas tij e siç thotë gazeta e Beogradit, në vendet e Europës Perëndimore është kuptuar se Serbisë nuk mund t’i kthehet lehtë shpina nëse duan Ballkan stabil:
“Tani edhe në Perëndim po mbahen marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Beogradin zyrtar. E dinë se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa Serbinë . E kanë kuptuar se stabiliteti arrin nga Beogradi e nga ana tjetër Prishtina është burim i madh i destabilitetit. Politika që ndaj Ballkanit gjatë 15 vjetëve e ka udhëhequr Perëndimi, ka pësuar dështim të plotë. Me dialog zgjidhen çështje teknike për t’ua lehtësuar jetën njerëzve, porse njëkohësisht ka gjithnjë e më shumë të tillë që e kuptojnë se kur flitet për thelbin, Beogradi ka të drejtë”, citohet të ketë thënë Troude.
Shembull i ndryshimit në skenën politike franceze vërehet sidomos kur bëhet fjalë për François Fillonin, sepse Marine le Pen edhe më herët ka pasur qëndrime të tilla. Fillon ka qenë kryeministër Kur Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ky është ndryshim drastik i kursit. Ai i pari e ka iniciuar këtë çështje në debatin publik:
“Në kohën kur Franca e njohur pavarësinë e Kosovës, Fillon ka qenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Sarkozysë . dhe që është edhe më e rëndësishme,Franca atëherë ishte nën ndikimin e madh të SHBA-së. Fillon tani është më i afërt me Rusinë. Le Pen e Mélechon po ashtu”.
“Për këtë arsye, nuk është për t’u habitur nëse Franca e tërheq njohjen për Kosovën”, ka thënë Troude duke shtuar se tre kandidatë i përkrahin 60 për qind e zgjedhësve.
Franca është vendi i parë i Perëndimit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, më 18 shkurt 2008.