Bashkëshorti i kryetares së Kushtetueses tash rehatohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama – Hajrizi, menjëherë pas emërimit në postin e të parës në Kushtetuese, kishte rehatuar bashkëshortin e saj në Qeverinë e Kosovës. Për t’i siguruar një vend pune në Ministrinë e Drejtësisë, ishte  përkujdesur ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi. Tani, atë e ka kaluar në një institucion tjetër. Sërish dikaster i udhëhequr nga PDK-ja, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Orhan Hajrizi, ishte në postin e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim Publik, ndërsa burime të Periskopit bëjnë të ditur se tashmë ai është dërguar në MPJ.

Në kohën kur ajo ai punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, në njoftim thuhej se për përzgjedhjen e Orhan Hajrizit të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se përzgjedhja është bërë duke u bazuar në ligj dhe në numrin pikëve që ka fituar.

Ndryshe, Arta Rama-Hajrizi postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese e ka marrë nga Enver Hasani.

Ndryshe, në nëntë vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, solli në jetë fëmijë e saj të dytë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, prinë për të ardhurat mujore e vjetore në Kosovë.

Ajo mund të kategorizohet si njëra ndër nënpunset më të paguara nga shteti për punën që bënë.

Arta Rama Hajrizi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit pagë vjetore 34 mijë e 953 euro.

1 mijë e 255 euro mëditje, 5 mijë e 163 euro pagë me gjysmë normë në një kolegj privat në Kosovë, 393 euro mëditje nga “Council od Europe” dhe 461 euro mëditje nga “ASPK”.

Në total të ardhurat e saj janë hiq më pak se 42 mijë e 228 euro./ Periskopi