Lajm i mirë për ata që aplikojnë për pasaportë apo letërnjoftim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), ka njoftuar se nga sot, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për pasaportë apo letërnjoftim, në çdo komunë të Kosovës, pa marrë parasysh se nga cila komunë janë ata.

Po ashtu kjo ministri ka njoftuar se tërheqja e dokumenteve duhet të bëhet në atë qendër ku është bërë aplikimi. “Kjo procedurë mundëson që ky shërbim të jetë më afër qytetarëve, sidomos studentëve, punëtorëve, pavarësisht vendbanimit të tyre”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme