Dyzetë mijë euro të shënjuara nga Policia i janë gjetur në xhepa avokatit Haxhi Çekaj, në momentin e arrestimit nga policia, më 15 shkurt të këtij viti. Paratë, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, avokati i ka marrë nga vajza e të akuzuarit për vrasje në rajonin e Pejës, Nimon Berisha. Asaj i kishte premtuar se babai do të lirohet nga akuza pasi që “çështjen e ka rregulluar me trupin gjykues”.
Mbi 50.000 euro dyshohet se Çekaj i ka marrë nga M.I, e cila është vajza e të akuzuarit Berisha.
Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria Speciale e Kosovës, të mërkurën, ka ngritur aktakuzë ndaj Çekajt. E ka ngarkuar me veprën penale të mashtrimit.