Në mungesë të njërit nga ekspertët e ekipit mjeko-ligjor është anuluar seanca gjyqësore për rastin e vogëlushit Almir Aliu e cila ishte paraparë të vazhdojë sot. Mësohet jo zyrtarisht se seanca e radhës është caktuar për më datë 4 maj.
Vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu humbi jetën pak ditë pasi u shtyp me makinë nga ana e Boban Ilic në natën e 25 qershorit të vitit të kaluar. Në bankën e të akuzuarve qendrojnë 4 persona, Boban Iliç i akuzuar për vrasje dhe 3 të tjerë të akuzuar për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliu. Jo zyrtarisht incidentit i ka paraprirë një përleshje fizike. Referuar Kodit penal, neni 123, paragrafi 2, i akuzuari Boban Iliç mund të dënohet për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe veprën tjetër të po këtij neni, tentim për vrasje ndaj prindërve të Almir Aliut.