Mustafa: Ushtrinë do e bëjmë me pakicat dhe me ndërkombëtarët

Kryeministri Isa Mustafa ka siguruar se formimi i ushtrisë së Kosovës do të bëhet në koordinim me NATO-n dhe aleatët tjerë ndërkombëtarë.

Po ashtu, Mustafa në konferencën për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili sot viziton Prishtinën, tha se ushtria do të krijohet me përkrahjen e komuniteteve pakicë që banojnë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Ekziston pajtimi i të gjitha strukturave politike, që kjo çështje të bëhet në koordinim me NATO-n, me vendet e BE-së, SHBA-të, dhe të zhvillohet debat me të gjitha komunitetet dhe të behët përpjekje që të marrim përkrahjen e gjitha komuniteteve në mënyrë që formimi i ushtrisë të bëhet gjithëpërfshirës”, tha Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme