Adriatik Kelmendi – politikanëve kosovarë: Mos i thuani “Jo” ShBA – ve dhe Gjermanisë!

“Vetëm paramendojeni sikur në kohën e Rambouillet-së, ose të bisedimeve të Vjenës, t’i kishim thënë nivelit më të lartë politik të SHBA-së dhe Gjermanisë “jo, se e kemi një ‘ekspert’ tonin i cili po thotë gabim”, cili do të kishte mundur të ishte fati i Kosovës sot.
Jemi me fat që në ato momente kyçe të historisë sonë kemi pasur politikanë shumë më vizionarë se që kemi sot!
Ata, në koordinim me SHBA-në dhe Gjermaninë na e sollën lirinë dhe pavarësinë, këta po na sjellin – izolimin.
Serbia, në anën tjetër, po i fërkon duart.
Nuk jam i sigurt nëse pas 4-5 vjetësh do të qeshim me këtë komedi, apo do të qajmë me këtë tragjedi”, ka shkruar publicisti Adriatik Kelmendi në rrjetin e tij social menjëherë pas deklarimeve të ministrit të jashtë gjerman, Sigmar Gabriel, i cili bëri thirrje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si kusht themelor për liberalizimin e vizave.

Thirrje të ngjashme deri më tani kanë bërë edhe përfaqësuesit më të lartë të ShBA – ve./Sakte.net