Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence vizitoi të enjten xhaminë më të madhe të Indonezisë dhe përshëndeti praktikën e moderuar të islamit në vendin mysliman më të populluar të planetit duke theksuar se ishte një burim frymëzimi për botën myslimane.
Ai vizitoi xhaminë Itiqlal me një minare të bardhë me diametër prej 45 metrash, një ndërtesë që mund të presë deri në 200 000 besimtarë.
“Islami tradicionalisht i moderuar në Indonezi është një frymëzim për botën”, deklaroi Pence në përfundim të bisedimeve me presidentin indonezian, Joko Widodo.
“Në kombin tuaj ashtu dhe në timin feja bashkon ajo nuk ndan. Kjo na jep shpresën për një të ardhme më të mirë dhe ne jemi mirënjohës ndaj burimit më të rëndësishëm të frymëzimit që Indonezia i jep botës”, shtoi zëvendëspresidenti amerikan gjatë turneut në rajon.
Pence hoqi këpucët para se të futej në xhami, më e madhja në Azinë juglindore. Ai shoqërohej nga bashkëshortja dhe dy vajzat, të cilat mbanin me këtë rast një shami në kokë, si dhe nga imami i madh, Nasaruddin Umar.
Pence mori pjesë gjithashtu në një dialog ndërfetar me dyer të mbyllura, me përfaqësues të besimeve të krishterë, budiste, konfucioniste, hindu dhe myslimane, fetë e vetme të njohura nga Indonezia.