Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

Qeveria e Kosovës pritet që javën e ardhshme ta dërgojë në Kuvend për ratifikim demarkacionin me malin e zi.

Kështu të paktën janë pajtuar kreu i kuvendit Kadri Veseli dhe Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, gjatë një bisede telefonike.

Në njoftimin për media thuhet se ata janë pajtuar që është koha për vendime të mëdha.

“Gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Kryetari Veseli u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, sepse, në të kundërtën, ato e humbin kuptimin. Në këtë drejtim, ata u pajtuan që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër. Veseli dhe diplomati amerikan Hoyt Yee kanë biseduar edhe për reformat në drejtësi”, theksohet në njoftimin për media.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme