Prokurori francez kundër terrorizmit Francois Molins konfirmoi se autori i sulmit të së enjtes me armë zjarri kundër një stacioni policor të Parisit ka lindur në periferinë e kryeqytetit Seine-St-Denis.
Molins u shpreh se sulmuesi, 39 vjeçari Karim Cheurfi e mbushi makinën me armë, duke përfshirë një shotgun dhe dy thika të mëdha kuzhine. Autoritetet zbuluan se ai ishte mbështetës i IS-it.
“Një letër përkrahëse e Daeshit u gjet në makinën e sulmuesit, bashkë me letrat ku shënohen adresat e disa stacioneve policore të Parisit”, shtoi Molins.
IS-i u deklarua përgjegjës i sulmit të së enjtes kundër një stacioni policor afër bulevardit Champs Elysee, në të cilin u vra një polic dhe u plagosën tre të tjerë.