Francë 2017, Macron dhe Le Pen kokë me kokë në turnin e dytë

Presidenti i ri i Francës do të zgjidhet mes kandidatit pro evropian Emanuel Macron dhe Marin Le Pen. Kandidati favorit, Macron kërkon bashkim kombëtar kundër populistes Le Pen, rivalja e vetme në balotazhin e ardhshëm presidencial të 7 majit 2017. Në një fjalim para mbështetësve në Paris, Macron tha se dëshiron të mbledhë “mbështetjen më të madhe të mundshme” përpara balotazhit që zhvillohet pas rreth dy javësh.

Derisa vendi po kalon në një moment të pashembullt në historinë e tij të shënuar nga terrorizmi, krizat ekonomike… vuajtjet sociale të punëtorëve dhe problemet urgjente të ambientit, ai u përgjigj në mënyrën më të bukur duke votuar mënyrë masive – deklaroi  Emanuel Macron, kandidat për president të Francës

Lë Pen e cila udhëhoqi fushatë për të dalë nga BE-ja, për të ndalur hyrjen e emigrantëve dhe për të tërhequr sanksionet kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë tha se rezultati i saj është historik.

Ky më jep përgjegjësi ta mbroj popullin francez… është unitet, është siguri, është prosperitet dhe pavarësi. Është koha ta lirojmë popullin francez nga elita politike që dëshiron t’i kontrollojë ata – deklaroi Marinë Le Pen, kandidate për presidente të Francës.

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Stephane Le Foll i bëri thirrje të majtës që të bëj kompromis në favor të kandidatit të qendrës, Emanuel Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve. Në një intervistë për mediat vendase ai tha se fitorja e Lë Pen do ta sjellte shkatërrimin e Evropës pasi Franca do të del nga BE-ja.

  Tani jemi në raundin e dytë, jemi në fund të procesit dhe nuk është kaq e lehtë. Tashmë ekziston një zgjedhje mes Emanuel Macron dhe projektit të tij veçanërisht në Europë, dhe shkatërrimit të Europës nga Marinë Lë Pen me largimin nga unioni dhe kthim të nacionalzimit – deklaroi Stephane Le Foll, zëdhënës i qeverisë së Francës.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker mirëpritën rezultatin pozitiv të proevropianit Macron. Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë Gabriel ka thënë se Makron është “i vetmi kandidat pro-evropian që nuk u fsheh prapa paragjykimeve kundër Evropës”. Nga ana tjetër Rusia mirëpriti rezultatin e mirë të nacionalistes, Lë Pen në raundin e parë zgjedhor, njofton Alsat M.

Në rrethin e parë Emmanuel Macron fitoi 23.54% të votave, ndërsa Marine Le Pen 22.33%. Raundi i dytë dhe vendimtar mbahet më 7 maj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme