Në Zvicër, shtresa e borës deri në 30 centimetra – kaos në trafik

Në mëngjesin e sotëm një pjesë e madhe e Zvicrës ka qenë e mbuluar nga shtresa e bardhë e borës.

Ajo kishte reshur gjatë natës dhe ka vazhduar edhe në mëngjes, edhe në zona të ulëta.

Për këtë arsye në Zvicrën lindore, në regjionin rreth Cyrihut por edhe në Zvicrën Qendrore, kanë ndodhur një numër aksidentesh rrugore, shkruan srf.ch.

Rekordi është shënuar në regjionin e Cyrihut, ku trashësia e shtresës së borës ka arritur deri në 30 centimetra!

Duke qenë se shumë pjesëmarrës në trafik tashmë i kishin montuar në makinat e tyre gomat e verës, ato shpesh kanë rrëshqitur duke bllokuar rrugën, transmeton albinfo.ch. Në shumë vende ka pasur edhe trungje të rrëzuara nga pesha e borës, që kanë rënë në rrugët automobilistike.

Në disa qafa malesh si në Hirzel dhe Sattel është dashur të priteshin drunjtë afër rrugës pasi që paraqisnin rrezik për komunikacionin. Për këtë arsye pjesë të tëra të rrugëve kanë qenë të mbyllura përkohësisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme